
Pasi shfaqet nevoja ose dëshira për të blerë makinë, secilit prej nesh natyrshëm i lind pyetja nëse duhet të zgjedhë makina të përdorura në shitje apo të blejë makinë të re. Të dy opsionet kanë aspekte pozitive dhe negative në varësi të karakteristikave që ju po kërkoni. Për disa prej nesh, opsioni më i mirë është të zgjedhë makina të përdorura në shitje. Ku mund të gjeni makina të përdorura në shitje? Gazeta Çelësi prej 22 vitesh është platforma më e madhe e njoftimeve ekonomike në tregun mbarëshqiptar. Çdo ditë, mijëra persona futen në faqe për të mbaruar punë- qoftë për të nxjerrë një mobilje në shitje, për të gjetur punë, për të gjetur shtëpi me qera, për të blerë apo shitur makinë. Dhjetëra qytetarë të tjerë shqiptarë publikojnë në platformë makina të përdorura në shitje, informacionet e këtyre automjeteve ju mund t’i gjeni menjëherë duke kontrolluar në faqe. Nëse ju vetë dëshironi të nxirrni makina të përdorura në shitje, Çelësi është vendi i duhur për ju për të gjetur blerës në kohë rekod. Përfshini informacione të rëndësishme për makinën në përshkrim, përdorni një foto cilësore dhe të pastër të makinës, si dhe të dhëna të tjera si kilometrazhi, funksionet motorike, sistemet e ajrit të kondicionuar dhe sistemin e frenimit apo të tjera karakteristika që është e rëndësishme që blerësi t’i dijë paraprakisht. Nëse po blini makina të përdorura në shitje, gjithashtu merrni informacionet e nevojshme rreth shpejtësisë, sigurisë, komfortit dhe çmimit të vendosur. Sigurohuni nëse makina ka dokumentacionin e nevojshëm, nëse dogana është e paguar, apo nëse ka komponentë të tjerë të cilët duhet të dini, provoni me një xhiro të shkurtër funksionin dhe komfortin që ofron automjeti dhe gjeni makinën e duhur për ju. Kërko dhe gjej dhjetëra makina që plotësojnë karakteristikat që ty të interesojnë, si dhe nxirr makina të përdorura në shitje, ose këmbe me persona të interesuar.